Komuna braziliane e Mangaratiba njoftoi të hënën se ka gjobitur futbollistin Neymar për punën që ka bërë në shtëpinë e tij në plazh të Rio de Janeiros.
Gjoba është vendosur në 16 milionë realë apo 3 milionë euro dhe ka të bëjë me ndërtimin e një liqeni artificial në kopshtet e gjera të rezidencës, ku aktualisht po pushon lojtari i kombëtares braziliane dhe PSG-s.
Dy javë më parë, rezidenca u vizitua nga autoritetet mjedisore, të cilët zbuluan disa parregullsi, ndaluan punimet dhe ndaluan krijimin e liqenit.
Megjithatë, ky ishte një vendim me të cilin Neymar nuk arriti ta zbatonte, sipas videove të publikuara në internet me imazhet e një feste që ai mbajti disa ditë më vonë.
Ndër parregullsitë e konstatuara ishin devijimi i rrjedhës së përrenjve, nxjerrja e paautorizuar e ujit nga një lumë, gërmimet e ndaluara, lëvizja e parregullt e shkëmbinjve dhe dheut, si dhe përdorimi i rërës nga plazhi pranë shtëpisë./Arbresh.info/
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat