Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ditën e sotme zgjodhi të realizoj vizitë zyrtare në tri komuna të vendit: Junik, Deçan dhe Klinë për të parë nga afër procesin e implementimit të projekteve në ndërtimin e sistemeve të ujitjes në këto komuna e gjithashtu edhe për të vizituar nga afër disa nga fermerët e këtyre zonave të cilët me projektet e tyre kanë përfituar në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante.
Nën shoqërimin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehut, Peci ka parë nga afër fillimin e punimeve të investimit kapital në ujitje për rajonin e Junikut në vlerë me mbi 188 mijë euro.
Peci tha se gjatësia e këtij kanali është rreth 4 mijë metra, ndërsa rreth 100 hektarë tokë bujqësore synohet të futen nën sistemin e ujitjes. “Së bashku me kryetarin z. Shehu, jemi këtu për të shënuar fillimin e punimeve të investimit kapital në vlerë prej 188 mijë euro në krijimin e kanaleve të reja të ujitjes e që do të ketë efekt pozitiv për komunën e Junikut, e ku parashihet zgjerimi i kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore të përfshijë një sipërfaqe prej 100 hektarëve”, u shpreh Ministri.
Ministri Faton Peci u mirëprit në fshatin Lloqan të komunës së Deçanit, tek fermeri Lan Stojkaj i cili është përfitues i grantit në vlerë të mjeteve prej 56 mijë Euro, përmes të cilave ka arrit të realizoj projektin për mbjelljen e 1 hektarë e 10 ari me ftonj.
Peci, qëndroi edhe në fshatin Isniq, ku u prit nga fermeri Safedin Bajraktaraj. Ai është përfitues i grantit në vlerë prej 76 mijë eurove për ndërtimin e një depoje për ruajtjen e mollëve. Pas vizitës që i bëri plantacionit të mbjellë me molla, z. Peci u zotua për përkrahjen e bujqve, madje sipas tij, meritokracia do të jetë motiv i punës së tyre.
Edhe plantacionin me tre hektarë pemishte të mbjella me qershia, kumbulla e ftonj në Junik, i cili është në pronësinë e Besfort Metajt, e vizitoi Ministri Peci.
Besforti është përfitues i grantit me vlerë mbi 90 mijë euro, me 70 për qind përkrahje publike, ndërsa 30 përqindëshi tjetër është bashkëfinancim nga vet fermeri.
Pas gjithë gjithë këtyre vizitave nga ana e Ministrit të BPZhR-së, Peci u shpreh duke thënë se “Jemi të përkushtuar që t’i ngrisim kapacitetet dhe angazhimet në kuadër të investimeve kapitale, ta rrisim rendimentin dhe produktivitetin në vendin tonë. Siç edhe ju kam njoftuar më herët, vitin 2023 e shënojmë si vitin rekord të të mbjellave për të gjitha kulturat bujqësore në Kosovë”, tha Peci.
Ndryshe, Peci në muajin qershor të vitit të kaluar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e shtatë komunave të Rep. së Kosovës për investime në sistemet e ujitjes.
Vlera e mjeteve e ndarë nga buxheti i shtetit për këto investime kap shumën e mjeteve rreth 2.42 milionë euro. Ndërsa, theksojmë se vlera totale e investimeve për të tri këto komuna, pra Junik, Deçan dhe Klinë kap vlerën e mbi 1 milion eurove./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek