Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.
Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare.
Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat