U largua për në Shqipëri në vitin 2012 dhe më nuk u kthye, rasti raportohet në Polici

10:13 | 4 Korrik 2023
Arbresh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një raportim se një person është larguar që nga viti 2012 nga shtëpia për në Shqipëri dhe që atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është raportuar edhe në Shqipëri, bën të ditur Policia, shkruan Arbresh.info.

Sipas Policisë rasti është nën procedurë hetimore.

“Rahovec 2012 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë/Arbresh.info.

Të ngjashme