Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të skeletorit të tyre që nga shkarkimi i francezit, Alain Girsse.
Raportohet se Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur interesim për boshnjakun Vahid Halilhodzic, shkruan arbresh.info.
Sipas mediumit boshnjak, “Sportske.ba”, ai nuk pritet të marrë stolin e Kosovës, pasiqë interesim për të, ka shprehur është Federata e Futbollit të Bosnjës dhe Hercogovinës.
– Sigurisht një nga dëshirat më të mëdha të shumicës së BeH. tifozë që Vaha të bëhet trajner dhe të pasojë Haxhibegiçin, dikur edhe një futbollist i shkëlqyer. Ajo që i intereson shumicës është qëndrimi i Vahës. Sigurisht që nuk është e lehtë që dikush si Vaha të vendosë të kthehet në atdhe pas kaq vitesh dhe të drejtojë klube të tilla, pasi ka vendosur katër kombëtare në KP. Jo sepse nuk do, jo sepse i pengojnë kushtet financiare, por ka disa gjëra që i shqetësojnë familjen. Është më shumë një çështje familjare. Ajo që të jep optimizëm është se ka ndjekur deri në fund orarin e ndeshjeve të BiH, ka analizuar ndeshje pas ndeshje. Ai është i vetëdijshëm se ka një breshëri, por edhe se është e vështirë dhe se nuk ka lojëra të lehta. Duke parë orarin, nuk jemi pa shanse. Vaha e di për këtë, si dhe njerëzit e Federatës së Futbollit” – thuhet në artikullin e medias boshnjake.
Halilhodzic kishte arritur që kombëtaren e Markout ta kualifikoj në kampionatin Botëror në vitin 2022, ndërsa më herët ishte selektori i Japonisë, Algjerisë si dhe Bregut të Fildishtë. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...