Granit Xhaka duket se do të bashkohet me Bayer Leverkusenin brenda kësaj jave.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane kishte arritur marrëveshje personale me klubin gjerman që disa javë, por mungonte akordi mes dy klubeve.
Edhe pse disa ditë më parë flitej për qëndrimin e Xhakës në Londër, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
The Sun ka raportuar se Bayer Leverkusen ka rritur ofertën për Xhakën dhe shuma e ofruar tani ka kënaqur drejtuesit e Arsenalit.
‘Aspirinat’ kanë ofruar 21,5 milionë funte (25 milionë euro), shumë që është pranuar Arsenalin dhe pritet që së shpejti të kompletohet transferimi i Xhakës në Bundesliga.
30-vjeçari do të rikthehet në Bundesliga pas shtatë viteve të kaluara te Arsenali.
Ndërkohë në Bundesliga ai kishte luajtur për katër vite te Borussia Moenchegladbach.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...