Google ADS

FHK-ja gati për organizimin e Evropianit U19

19:40 | 3 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Prishtina do të organizoj kampionatin Evropian U19 që do të filloj të shtunën.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, mbajti konferencë për media ku foli për organizimin e këtij kompeticioni.

Ai ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian, synimet e Kombëtares së Kosovës dhe kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

“Vitin e kaluar kemi biseduar që ne ta organizojmë këtë kampionat, që është miratuar, dhe krejt kjo falë përvojë tonë të deritashme, respektivisht organizimeve që FHK-ja i ka bërë në nivel botëror dhe evropian të kampionateve të ndryshme në të dyja konkurrencat. Mund te them se përgatitjet kanë qenë mjaft komplekse dhe e gjithë zyra e federatës dhe vullnetaret kanë bërë një punë të shkëlqyer deri më tash, duke filluar nga vendosja, saktësisht përgatitje e hoteleve për pjesëmarrësit, organizimin e transportit si dhe të gjitha kushtet që kanë të bëjnë edhe më palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet”, tha fillimisht ai.

Shtetet pjesëmarrëse janë Sllovakia, Italia, Finlanda, Kosova dhe Britania e Madhe që janë në Grupin A, ndërsa Grupi B përbëhet nga Polonia, Letonia, Austria e Izraeli.

Derisa, Hyrja për të gjithë do të jetë falas.

“Pra, gjithsej 9 ekipe evropiane do të marrin pjesë në këtë kampionat. Të gjitha ekipet kanë konfirmuar ardhjen dhe pas dy ditëve do të fillojnë arritjen në Prishtinë. Dua të bëjë një ftesë për qytetarët e Prishtinës, por edhe gjithë Kosovës, në veçanti fansat e hendbollit, përfshirë lojtaret dhe lojtarët e klubeve, që këto ditë të kampionatit të jenë në palestër dhe t’i shikojnë ndeshjet që kanë një nivel më të lartë se që kemi pasur mundësi të kemi deri më tani në kryeqytet. Ekipi i Kosovës është në përgatitje e sipër dhe mendojmë se pavarësisht cilësisë së ekipeve pjesëmarrëse edhe Kosova do të jetë një ekip që do të garoj me dinjitet në këtë kampionat”.

Më 8 korrik, të shtunën bëhet hapja zyrtare e kampionatit në ora 18:30, para ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovakisë./Arbresh.info/

Të ngjashme