Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë më 3 korrik se SHBA-ja është duke e monitoruar nga afër situatën në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kanë goditur kampin Jenin me sulme më dronë.
“Ne mbështesim sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur popullin e vet kundër Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera terroriste”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Operacioni i forcave izraelite nisi me disa sulme me dronë. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur tymin duke dalë nga një bllok banimi.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.
“Ka bombardime nga ajri dhe sulm nga toka”, tha për AFP-në, Mahmoud al-Saadi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe palestineze në Jenin.
“Disa shtëpi janë bombarduar… tym ka gjithandej”.
Forcat mbrojtëse të Izraelit thanë se kanë sulmuar “infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit”.
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përderisa terroristët vazhdojnë t’i lëndojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë”, thanë forcat izraelite, duke shtuar se kampi ishte “një bastion terrorist”.
Batalioni i Jeninit, një ombrellë ushtarake që përfshin persona të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamas dhe Xhihadi Islamik, tha se: “Ne do të luftojnë kundër forcave pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit dhe ne do të punojmë së bashku dhe do të bashkohemi nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake”.
Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin.
Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.
Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion.
Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967.
Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, territori i pushtuar është shtëpi e afër 490.000 palestinezëve që jetojnë në vendbanime që konsiderohen ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.
Palestinezët, që kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre të pavarur, kërkojnë tërheqjen e izraelitët nga të gjitha territoret e pushtuara gjatë luftës gjashtëditore dhe të shkatërrojnë të gjitha vendbanimet hebreje.
Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanayhu, është zotuar për “forcimin e vendbanimeve” dhe nuk ka shprehur interesim për rinisjen e bisedimeve të paqes, të cilat nuk janë zhvilluar që nga viti 2014./rel/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person