Brozovic i bashkohet Ronaldos në Al Nasser

16:25 | 3 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Marcelo Brozovic është lojtari i Al Nasser, sipas raportimeve të fundit.

Kroati do t’i bashkohet skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Ai do t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite, duke marr një pagë prej 100 milionë përgjatë tre viteve.

Sipas, Sky Sports, Al Nasser i ka paguar Interit 18 milionë për mesfushorin kroat.

Lojtari tashmë i ka kryer ekzaminimet mjekësore në Paris të shtunën.

Al-Nassr hoqi ofertën e tyre origjinale prej 23 milionë euro, për shkak të kërkesave të mëdha të Brozovic./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme