Mesfushori i AC MIlan, Sandro Tonali zyrtarisht është lojtar i Newcastle United.
Newcastle ka njoftuar se mesfushori ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2028.
“Magpies” duket se kanë paguar rreth 70 milionë euro për të blerë 23-vjeçarin nga Milano.
“Së pari, dua të falënderoj Newcastle United sepse ata po më japin një mundësi të madhe për karrierën time. Dua të shpërblej besimin në fushë, duke i dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë. Jam shumë i emocionuar për të luajtur në St. James’ Park, mezi pres të ndjej ngrohtësinë e tifozëve”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.
🔜#UCL pic.twitter.com/sGTk9xv3nh
— Newcastle United FC (@NUFC) July 3, 2023
Newcastle siguroi një përfundim në top-katërsh dhe kualifikimin në Champions League për sezonin 2023-24./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...