Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se kjo parti do t’i bojkotoj mbledhjet e Kryesisë pas masave të BE-së ndaj Kosovës.
Ai tha se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet ndaj Kosovë.
“LDK nuk ka marr pjesë në Mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
“Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”, tha ai./eo
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...