Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami (edhe pse ende jo zyrtare) ishte bomba e kësaj pjese të parë të merkatos.
“Një operacion që filloi tre vjet më parë, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensiv, me shumë biseda me Jorgen, babanë e Leos”, shpjegon Jorge Mas, pronar i ekipit që luan në MLS:
“Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të”, janë fjalët e tij për El Pais.
Sa do të fitojë Messi tek Inter Miami?
Nga PSG tek Inter Miami, pak do të kishin vënë dorën në zjarr. Nga ana tjetër, “Pleshti” e pranoi me dëshirë transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe falë një rroge më të lartë se ajo që paguhej në Paris
Sa saktësisht?
Vetë Mas e tregon: “Rreth 50-60 milionë në vit, kontributi i “Apple” dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar”. Kohëzgjatja e kontratës ende nuk dihet.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës