Google ADS

Mbreti Charles do të takohet me Biden më 10 korrik

19:02 | 2 Korrik 2023
KRG

Windsor më 10 korrik, tha të dielën një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Zëdhënësi u shpreh se detaje të mëtejshme do të publikohen në kohën e duhur në lidhje me takimin që do të zhvillohet në një nga rezidencat e Charles jashtë Londrës, shkruan Reuters.

Shtëpia e Bardhë deklaroi të dielën Biden do të udhëtojë në Evropë më vonë këtë muaj për takime në Britani, Lituani dhe Finlandë. Në Londër ai do të takohet edhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Biden mori pjesë në funeralin e nënës së Charles, Mbretëreshës Elizabeth, vitin e kaluar dhe iu bashkua Charles dhe udhëheqësve të tjerë për një pritje në mbrëmje para ceremonisë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme