Liderët e Bashkimit Evropian kanë miratuar konkluzat në bazë të së cilave dënohen incidente e dhunshme në Kosovë.
Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian bëjnë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të parashtruara në fillim të qershorit.
“Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, porositet nëpërmjet të konkluzave të miratuara, transmeton rtk.
Porositet gjithashtu se është thelbësore që të vzhdojë dialogu si dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksit të dakorduar.
“Kjo përfshinë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosvës”, porsitën liderët.
Në ditën e dytë të Samitit, para liderëve të BE-së ka raportuar shefi i diplomacisë evropaine, Josep Borrell.
Për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë është biseduar edhe mes liderëve edhe gjatë ditës së djeshme, ku thuhet se ka qenë një diskutim “dinamik” ku shumë liderë kanë marrë fjalën gjatë debatit.
“Porosia kryesore ishte se duhet të veprohet shpejt për shtensionimin e situatës dhe se veprimet në këtë drejtim duhet t’i ndrmarrin të dyja palët”, u ka thënë gazetarëve një zyrtar evropian.
Ndryshe, në kuadër të konkluzave kushtuar marrëdhënieve të jashtme, BE ka konfirmuar sërish angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe “mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të bazuar në merita dhe reformat përkatëse”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...