Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë realizuar një aksion në tri qytetet të ndryshme, në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.
Gjatë këtij aksioni, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani tre persona janë shoqëruar në polici, raporton Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, tha Kelani për Arbresh.info.
Të gjitha veprimet e mëtejme, sipas tij, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë./Arbresh.info/
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë