Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, po shijon ditët e pushimit në Miami, në prag të një takimi të rëndësishëm që pritet të zhvillohet këtë të premte në Paris.
Nëna e Mbappes, pritet të takohet me pronarin e PSG-së, Nasser al Khelaifi, me të vetmin objektiv, zhbllokimin e situatës.
Pak ditë më parë u duk e sigurt se Kylian Mbappe po jetonte momentet e tij të fundit si futbollist i PSG- së pas letrës që i dërgoi klubit për të riafirmuar synimin e tij për të mos aktivizuar klauzolën që do t’i rinovonte automatikisht kontratën deri në vitin 2025 dhe reagimin e mëpasshëm të liderët që vendosen shitjen e lojtarit të tyre kryesor.
Por, situata ka ndërruar në orët e fundit, ku ekziston mundësia që ai të rinovojë një kontratë të re me kohëzgjatje 2-3 vjeçare, por me kushtin që ai mund të transferohet në vitin 2024.
Ndërsa Kylian Mbappe ka ndarë në rrjetet e tij sociale kalendarin e PSG-së për sezonin e ardhshëm , i cili doli këtë të enjte dhe që klubi e kishte publikuar më parë në mediat e tij zyrtare.
Një gjest që duket se tregon se futbollisti ka ndërmend të luajë në Paris sezonin e ardhshëm./kk
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...