Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

06:59 | 30 Qershor 2023
K.B

Për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.

09:30

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Departamentin e Historisë, Fakulteti Filozofik (UP) organizojnë tryezë shkencore me temën “Ngjarjet historike më me ndikim të ndodhura në rajonin e Vushtrrisë dhe Mitrovicës si pararendëse të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912”. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Marrin pjesë Donika Gërvalla zëvendëskryeministre e ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë)

11:00
Mbahet debati me temën “Kriza në veri të Kosovës – çfarë është më e sigurt, deeskalimi apo përshkallëzimi dhe pse?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme