Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk është vetëm ShBA-ja e cila ka kërkesa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai deklaroi se kërkesa të tilla kanë edhe shtetet tjera ndërkombëtare që janë aleate të Kosovës, dhe shtoi se nuk mund t’i kuptojë institucionet kosovare që ende nuk kanë një përgjigje ndaj të duhur në përputhje me kërkesat e shteteve mike.
“Gjithashtu, dëshiroj ta vë në pah se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që po e kërkojnë këtë gjë. Vetëm këtë javë kanë ndodhur disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme. Prej të hënës, Kryeministri Kurti është takuar me Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ka biseduar me Sekretarin e Shtetit Blinken, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka pasur deklarata publike nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pra në thelb, konfigurimi i institucioneve në të cilat Kosova synon të anëtarësohet dhe që ne do ta mbështesim me gjithë zemër dhe miqtë e Kosovës”.
” Vendet dhe institucionet që kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po i kërkojnë Kosovës, kësaj qeverie, që të ndërmarrë disa veprime specifike dhe të zbatojë këtë planin trepikësh të BE-së. Jemi të habitur, e kemi të vështirë të kuptojmë se përse nuk ka përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, ka thënë Hovenier.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...