Google ADS

Futbollistët e padëshiruar të Juves ngarkojnë me 68 milionë euro buxhetin

21:44 | 29 Qershor 2023
Diellza Gashi

Objektivi kryesor i Juventusit këtë verë është që t’i largojë futbollistët që nuk janë pjesë e projektit, ndërsa i kushtojnë klubit rreth 68 milionë euro.

Bianconerët duhet t’i zvogëlojnë shpenzimet, pasi dënimi me 10 pikë i la jashtë Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Sipas Calcio e Finanza, një pjesë e madhe e shpenzimeve shkojnë te lojtarët që nuk janë pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, por e kanë të vështirë për të gjetur destinacione të reja

Arthur Melo sapo është kthyer nga huazimi te Liverpooli (ku thuajse nuk luajti) dhe është nga futbollistët me pagën më të lartë në klub, si dhe kushtoi 72 milionë euro para tre vitesh.

Weston McKennie (te Leeds United) e Denis Zakaria (te Chelsea) janë lojtarët tjerë që nuk u shkuan mirë huazimet.

Ndërmjet pagave dhe amortizimeve, Calcio e Finanza sqaron se 10 lojtarë të panevojshëm i kushtojnë Juventusit mbi 68 milionë euro nga buxheti i sezonit 2023/2024. (Kjo llogaritet në 33.7 milionë euro në amortizimin dhe 34.3 milionë euro të tjera në pagat bruto).

Këtu përfshihen edhe Alex Sandro, Luca Pellegrini, Marley Ake, Marko Pjaca, Mohamed Ihattaren, Felix Correia e Kaio Jorge. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme