Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Amy English këshilltare speciale e senatores amerikane, Jeanne Shaheen.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderoj ShBA-në për kujdesin dhe angazhimin që ka treguar për Kosovën.
“Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.
“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohen çdo ditë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...