Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi Suedinë për lejimin e një proteste gjatë së cilës një person dogji disa faqe të Kuranit, duke mjegulluar më tej shanset e vendit nordik për tu bërë vend anëtar i NATO-s.
Irakiani Salwan Momika, 37 vjeç, i cili jeton në Suedi e kreu protestën jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit pasi policia suedeze dha leje për mbajtjen e këtij aktiviteti.
“Ne do t’i mësojmë përfundimisht perëndimorët arrogantë se fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.
Në Irak një numër protestuesish u futën në ambasadën e Suedisë në Bagdad të enjten, të zemëruar nga djegia e Kuranit në Stokholm.
Një turmë mbështetësish të klerikut shiit, Moqtada Sadr, qëndruan brenda kompleksit për rreth 15 minuta, më pas u larguan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën në objekt.
Protesta ndodhi pasi Momika shkeli librin e shenjtë të myslimanëve dhe ndezi disa faqe të tij përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit.
Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë.
Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.
Turqia ka thënë se bllokimi që i ka bërë Suedisë ka të bëjë me dështimet e këtij shteti për të shtypur grupet kurde, që Ankaraja i cilëson “terroriste”./REL/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...