Një profesor dhe dy studentë u goditën më thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada. Policia lokale konfirmoi se sulmuesi është arrestuar.
Policia tha se të plagosurit kishin marrë plagë të cilat nuk paraqisnin rrezik për jetën e të lënduarave derisa motivet prapa sulmit ende janë të paqarta.
Sulmuesi u intervistua nga hetuesit.
“Nuk ka një kërcënim të mëtejmë për sigurinë publike as në kampua e as jashtë tij”, tha policia në qytetin Waterloo.
Nick Manning, zyrtarë për komunikim në Universitetin e Waterloo-s, e identifikoi të dyshuarin si një anëtar të “komunitetit universitar”, por nuk pranoi të konfirmojë se individi është student. Ai tha se dy studentë dhe një profesor janë therur me thikë.
Ligjërata në të cilën ndodhi sulmi fliste për ndërtimin e gjinisë në historinë e filozofisë nëpërmjet diskutimeve bashkëkohore.
“I gjithë komuniteti ynë është vërtet i shqetësuar që kjo ndodhi këtu. Është një tronditje e madhe”, u tha Manning gazetarëve.
Yusuf Kaymak, një student në Universitetin e Waterloo, tha për ‘CTV News’ se ai ishte në klasë.
“Djali [sulmuesi] hyri dhe e pyeti ligjëruesin nëse ai ishte profesor, ai tha ‘po’, më pas nxori një thikë dhe pas kësaj, të gjithë dolën jashtë”, tha Kaymak.
Kaymak tha se rreth 40 studentë ishin në klasë në momentin e sulmit./REL
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...