Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar pasi dje një foshnje në Spitalin e Prizrenit ka humbur jetën pak orë pasi ka ardhur në jetë.
Sipas ShSKUK-së nuk mund të konkludohet nëse mjekët që kanë trajtuar rastin, kanë kryer veprimin që rrezikon jetën, përcjell Arbresh.info.
ShSKUK njofton se po trajton me prioritet të lartë rastin nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.
Në të njëjtën kohë, ShSKUK bënë të ditur se janë duke e pritur raportin e ekspertizës mjeko-ligjore për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.
Reagimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.
Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.
Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete.
Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet.
Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar.
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...