Barcelona po bën përpjekje për të hequr dorë nga disa lojtarë këtë verë, në mënyrë që të ul shpenzimet dhe për të siguruar një sasi të nevojshme të parasë.
Por deri tani, përpjekjet e tyre kanë qenë të paefektshme.
Një prej lojtarëve për të cilët katalanasit janë të hapur të dëgjojnë ofertat këtë verë është sulmuesi Ferran Torres, i cili nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij që nga transferimi i tij nga Manchester City.
Torres në vitin 2022 iu bashkua Barcelonës nga Man City për çmimin 55 milionë euro.
Sipas medieve spanjolle, 23-vjeçari nuk është prioritet i kampionëve të La Ligës, dhe Torres gjatë kësaj verë, thuhet se do të shitet, derisa ‘Blaugranat’ do të kërkojnë 40 milionë euro për të.
Gazetari i besueshëm Gerard Romero raporton se Torres tashmë ka marrë ofertë nga një klub i Premier League./rtk
Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe një tjetër personi, ...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...