Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell sërish ka folur sot për shtensionimin e situatës në veri dhe paralajmërimet për masa.
Borrell tha se do të kërkojë mbështetjen për të vazhduar me presion në mënyrë që të shmanget deeskalimi dhe të kthehen në normalitet.
“Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre në mënyrë që të shmanget deeskalimi dhe kthimin në normalitet”, tha Borell para samitit të liderëve të BE-së.
Ai tha se shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht në mënyrë që t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto.
Ndryshe, të enjten dhe të premten do të mbahet samiti i liderëve të BE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...