Pas djegies së lokalit, reagon Noizy

11:03 | 29 Qershor 2023
K.B

Për të dytën herë brenda muajit, reperit të njohur shqiptar Noizyt i është djegur lokali.

Pas arrestimit të dyshuarit, që doli të jetë një i afërm i reperit ka ardhur reagimi i Noizyt.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, Noizy ka ndarë me ndjekësit fotografinë e personit që dyshohet se ka kryer veprën, duke thënë se është një ekstremist fetar që e cilëson si të kundërligjshme veprimtarinë që kryhet në atë lokal.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, ka shkruar reperi në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme