Mëngjesin e kësaj të enjte policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit.
Sipas burimeve, forca e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.
Ndërkohë, kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione, ku përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë.
Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.
Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”. /tema/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...