Kadyrovi lanson satelitin e parë çeçen në hapësirë “Ahmat-1”

14:22 | 28 Qershor 2023
L G

Çeçenia ka lansuar satelitin e saj të parë “Ahmat-1” në hapësirë, kjo sipas liderit të tyre, Ramzan Kadyrov.

Ai tha se kjo është një “ngjarje shumë e rëndësishme dhe e shumëpritur” për Çeçeninë, transmeton Telegrafi.

“Dua të theksoj se ky është sateliti ynë i parë që hyri në orbitën e Tokës”, ka thënë Kadyrov.

Sipas tij, sateliti do të mbledhë informata për vendndodhjen e aeroplanëve.

Të ngjashme