Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës.
Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ në Shqipëri për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.
“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të KMSH, Bujar Spahiu.
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin./tch
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...