Sot të gjithë besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit.
Myftiu i Koovë, Naim Tërnava tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.
Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve shtoi se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve.
Sipas tij, këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e afrojnë besimtarin me Zotin.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për rritjen e numrit të divorceve e rënien e lindjeve.
Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës.
Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.
“Të nderuar vellezer dhe motra kjo festë është edhe shoqërore ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”, tha ai.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua