Raketat ruse goditën qendrën e qytetit të ngarkuar lindor të Ukrainës, Kramatorsk dhe një fshat aty pranë të martën. Për pasojë, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, sipas zyrtarëve lokalë.
“Rusia shënjestroi qëllimisht zona të mbushura me njerëz”, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko në Telegram.
Njëzet e dy persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, tha ministri, duke shtuar se një biznes lokal katering dhe disa shtëpi private u dëmtuan.
Një dëshmitar okular nga ana tjetër foli për dhjetëra persona që u nxorën nga rrënojat. Megjithatë, nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për të mbijetuar apo për trupa të pajetë.
Aktualisht në zonë janë duke u zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Një raketë e dytë goditi gjithashtu fshatin e afërt Bilenke, sipas Andriy Yermak, këshilltar i Zyrës së Presidentit Zelensky. Sulmi ndodhi rreth orës 19:30 me orën lokale./a2/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador