Beqiri një fitore larg medaljes

21:00 | 27 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri, ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Evropiane.

Beqiri mposhti boksierin e Lituanisë, Aleksandr Trofimcuk me rezultat 4:1 në duele.

Boksieri i Shqipërisë garon në kategorinë deri në 71 kilogram edhe i duhet edhe një fitore për të siguruar medalje.

Në raundin e kaluar Beqiri e kishte mposhtur boksierin nga Sllovenia, Dejan Leburiq.

Kujtojmë që në vitin 2021, Alban Beqiri kishte fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Beograd.

Shqipëria tashmë i ka dy medalje të arta në Lojërat Evropiane, falë Alvin Karaqit dhe Luiza Gegës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme