Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, në kuadër të vizitës së Guvernatorës së Iowa-s.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerali Jashari e falënderoi gjeneralin Osborn për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që nga marrja e detyrës si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.
“Gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në ‘Defender Europe 23’, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Iowa dhe FSK-së, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit të tij në FSK, gjenerali Osborn ka vizituar Regjimentin e Parë të Komandës së Forcës Tokësore ku u njoftua më në detaje me misionin, detyrat, pajisjet e R1K dhe u diskutua më gjerësisht rreth angazhimeve të regjimentit e me fokus gjatë ushtrimit fushor “Defender Europe 23”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...