Zbardhet plagosja në Vlorë, 3 persona të shpallur në kërkim

13:42 | 27 Qershor 2023
L G

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri dje në Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar 3 shtetas si të dyshuar për ngjarjen dhe i ka shpallur në kërkim.

H., alias B. B., 41 vjeç, banues në Sherishtë;
Xh., 28 vjeç, banues në Vlorë;
O., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, ambient ku organizoheshin dhe lojëra fati është nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme