Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që të ketë sa më shumë paqe në botë e sa më pak konflike.
“Në këtë ditë të madhe, lutëm që bota të këtë sa më pak konflikte e lufta. Duke iu uruar për festën e Bajramit, ju uroj dashuri mbarësi dhe paqe në familjet për të gjithë besimtarët mysliman”, tha tutje Tërnava, raporton Arbresh.info.
Mes tjerash, Myftiu Ternava theksoi se kryerja e haxhit shpreh besim ndaj Zotit.
“Me kryerjen e haxhit, besimtari shpreh besimin ndaj Zotit. Kryerja e haxhit përmban në vete begati të shumta. Zoti thotë se vizita në Qabe është obligim për ata që kanë mundësi ta vizitojnë”, th ai.
Ndërsa, sa i përket therjes së Kurbanit, Tërnava tha se ky është një tjetër ibadet shtesë.
“Prerja e kurbanit është një ibadet tjetër shtesë. Therja e kurbanit historikisht na rikujton historinë që sakrifica ka kuptim vetëm atëherë kur bëhet për hirë të krijuesit”, tha ai.
“Festa e Kurban Bajramit, na përcjell shpresën, paqen e mirëkuptimin”, tha në fund ai./Arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...