Von der Leyen takon Ramën: Diskutuam progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE

11:18 | 27 Qershor 2023
L G

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen postoi një foto me kryeministrin Edi Rama në Twitter ku bëri me dije dhe temën e diskutimit.

Ajo tha se përveç progresit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së kanë diskutuar dhe një plan për rritjen e Ballkanit Perëndimor, gjë që do të afrojë rajonin me Perëndimin.

Postimi i plotë:

Takim shumë cilësor me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë./Arbresh.info/

Të ngjashme