Pas sulmit me granatë dorë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore”.
MPB përmes një postimi në Facebook, ka thënë këto sulme janë tentativa të vazhdueshme nga Serbia për të eskaluar situatën në veri, përcjell Arbresh.info.
Sipas MPB-së, me sulmet e vazhdueshme ndaj institucioneve, duhet të përballen me reagime të ashpëra nga të gjithë.
Reagimi i plotë i MPB-së:
Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...