Qeveria izraelite i ka avancuar planet për të ndërtuar rreth 5.700 shtëpi të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Ky njoftim vjen pavarësisht presionit amerikan për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve, pasi diçka të tillë e sheh si pengesë për paqe me palestinezët.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar” nga këto zhvillime.
Katër izraelitë të zhvendosur në ato zona janë qëlluar për vdekje nga palestinezët javën e kaluar, duke nxitur dhunë për disa ditë.
Grupi militant palestinez Hamas ka thënë se sulmuesit ka qenë pjesëtarë të tij.
Dhuna në mes të palestinezëve dhe izraelitëve ka shpërthyer prej kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka fituar mandatin në pushtet, vitin e kaluar.
Koalicioni i tij nacionalisto-fetar është zotuar për të zgjeruar prezencën në Bregun Perëndimor.
Sipas grupit izraelit kundër zgjerimit, Paqja Tani, në gjashtë muajt e fundit janë parë duke u ndërtuar më shumë se 13.000 shtëpi në Bregun Perëndimor – rreth tri herë më shumë sesa shifra totale e vitit të kaluar.
“Qeveria izraelite është duke ecur me hap të pashembullt drejt aneksimit të plotë të Bregut Perëndimor”, ka thënë organizata përmes një deklarate.
Shumica e shteteve i konsiderojnë vendbanimet në atë zonë – të ndërtuara në tokën e pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 – si ilegale, sipas ligjit ndërkombëtar.
Izraeli nuk pajtohet me një vlerësim të tillë./REL/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...