Tërheqja e trupave mercenare të Wagner dhe incidenti që kreu i tyre krijoi disa kilometra larg Kremlinit duket se ka dhënë dhe efektet e para në fushëbetejë.
Presidenti ukrainas Vlodimyr Zelensky u shpreh përpara popullit ukrainas se disa e sotme është shumë e mirë pasi ushtria po avancon në të gjitha drejtimet ku ka nisur kundërofensiva për çlirimin e territoreve.
“Forcat ukrainase po marshojnë në të gjitha drejtimet. Sot luftëtarët tanë po avancojnë dhe kjo është një ditë e lumtur”, u shpreh Zelensky në mesazhin e tij drejtuar kombit ukrainas, pasi vizitoi trupat në Bakhmut dhe Zaporizhzha.
Aktualisht, forcat ruse vijojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Lyman, Bakhmut e Marinka, ku nga e hëna janë regjistruar të paktën 38 përballje.
Nga ana tjetër mediat britanike deklarojnë se kanë zbuluar detaje thelbësore se përse mercenarët e Wagner e ndaluan menjëherë marshimin drejt Moskës, në një lëvizjes të papritur.
Sipas BBC, forcat e sigurisë ruse dhe shërbimet sekrete kanë shkuar derë më derë në familjet e drejtuesve të Wagner dhe i kanë kërcënuar. Kjo gjë ka bërë që Yevgeny Prigozhin të ndërpriste atë që kishte nisur.
Të njëjta burime bëjnë më dije se “Kuzhinieri i Putin” e dinte mirë se do të pësonte një disfatë të madhe nëse i afrohej Moskës pasi kishte në dispozicion vetëm 8000 burra.
Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, pas mesazhit të dhënë për popullin, zhvilloi një takim me krerët e agjencive të sigurisë, ku ishin të pranishëm kryeprokurori Anton Vaino, ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokltsev, ai i Mbrojtjes, Shoigu, kreu i FSK, Alexander Bortnikov dhe shefi i gardë kombëtare Viktor Zolotov./A2
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...