Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, me ç’rast është diskutuar rreth luftës në Ukrainë.
Ndërsa takimi ishte menduar të fokusohej në ndihmën ushtarake për Ukrainën, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, sanksionet kundër Iranit dhe marrëdhëniet me Amerikën Latine, ngjarjet e papritura që ndodhën gjatë fundjavës kanë përmbysur agjendën.
Ministrat ende po përpiqen të kuptojnë sagën dramatike 36-orëshe me Yevgeny Prigozhin dhe trupat e tij mercenare të Grupit Wagner të cilët u rebeluan kundër udhëheqjes ruse, duke paraqitur kërcënimin më të madh për kontrollin e Vladimir Putinit në pushtet që nga ardhja e tij në Kremlin.
“Lufta kundër Ukrainës e nisur nga Putini dhe përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin (…) po e kafshon atë tani. Përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, pas mbërritjes në takim.
“Sistemi politik po tregon brishtësinë e tij dhe fuqia ushtarake po plasaritet. Pra, kjo është një pasojë e rëndësishme e luftës në Ukrainë”, ka shtuar ai./Euronews.al/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...