Google ADS

Makina përplaset me motorin e policisë në Tiranë, lëndohen 2 inspektorë

19:01 | 26 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Një aksident me pasojë lëndimin e 2 punonjësve të policisë ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima” në Tiranë.

Policia njofton se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motorin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motorit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme