Policia e Kosovës ka arrestuar sot një inspektor të punës për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë”.
Siç thuhet në njoftim, i arrestuari me inicialet A.H., ka dal në një punishte të një kompanie në Prishtinë, në vendin ku një punëtor i asaj kompanie kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Inspektori, edhe pse ishte në dijeni nga hetuesit policorë se punëtori ishte lënduar në vendin e punës, i njëjti përpilon “Raport Zyrtar” për hetimin e aksidentit, duke mos paraqitur gjendjen faktike/reale në raport, por ka potencuar se viktima është rrëzuar në shtëpinë e tij.
“Dyshohet se personi i lartcekur ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës A.H.) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese”, njofton policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurori kujdestarë dërgohet në mbajtje prej 48 orëve./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...