Google ADS

Pas lirimit të policëve, Varhelyi kërkon zgjedhje në veri

15:55 | 26 Qershor 2023
L G

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve serbe për lirimin nga paraburgimi të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

Ai me këtë rast kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”,ka shkruar në Twitter, Varhelyi./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme