Google ADS

Vërshimet në Pejë, Pacolli: Mbi 11 mijë euro janë mbledhur për familjen Ademaj

13:28 | 26 Qershor 2023
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se deri tash janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj nga Peja, e cila humbi dy anëtarë të familjes nga vërshimet e së shtunës që përfshin këtë qytet.

“Mbi 11 000 euro të mbledhura deri më tani për familjen Ademaj në Pejë ❤️”, shkruan Pacollit në Facebook, raporton Arbresh.info.

Pacolli ka hapur llogari në “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.

Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, 5 vjeçar, mbetën të vdekur nga vërshimet në Pejë.

Ndërkohë, sot në ora 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, që humbën jetën nga vërshimet në qytetin e Pejës./Arbresh.info/

LEXO EDHE 

Vdekja e 26 vjeçares bashkë me djalin e saj 5 vjeçar nga vërshimet, Komuna e Pejës shpall sot ditë zije – Arbresh.info

Të ngjashme