Vdekja e 26 vjeçares bashkë me djalin e saj 5 vjeçar nga vërshimet, Komuna e Pejës shpall sot ditë zije

13:02 | 26 Qershor 2023
L G

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në Pejë, në nderim të dy viktimave që humbën jetën tragjikisht, si pasojë e vërshimeve në këtë qytet.

Vendimi është marrë sot, me ç’rast të gjitha angazhimet institucionale pezullohen, ndërsa flamujt vendosen në gjysëmshtizë.

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar.  Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, humbën jetën tragjikisht nga përmbytjet.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në ora 15:00 mbahet ceremonia e varrimit të Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, që humbën jetën nga vërshimet në qytetin e Pejës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme