Google ADS

Presidentja Osmani: Dua ta falënderoj ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia

12:30 | 26 Qershor 2023
L G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe.

“Dua ta falënderoj ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia”, ka thënë Osmani.

Ajo këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë të përbashkët me guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Në këtë konferencë Kosova dhe Iowa kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ndryshe, tre zyrtarët policorë të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan të hënën e 26 qershorit.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët./Arbresh.info/

Të ngjashme