Sveçvla: Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri

12:18 | 26 Qershor 2023
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të tre zyrtarëve policorë nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shkruan se Serbia vazhdon lojërat e saj.

Sipas tij, ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri, raporton Arbresh.info.

“Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, shkruan Sveçla.

Postimi i plotë:

Të ngjashme