Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, ka reaguar për lirimin e sotëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.
Kreu i qeverisë hungareze deklaroi se lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij, drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.
Madje, me një postim në Tëitter, Orban tha se ishte presidenti serb, Vuçiq, ai që e ka njoftuar se do t’i lirojë policët.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.
Kjo çështje ishte temë diskutimi në një takim mes udhëheqjes hungareze dhe asaj serbe, gjatë javës së kaluar në një takim mes kryeministrit të Hunagrisë, Viktor Orban dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./rtk
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...