Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:10 | 26 Qershor 2023
Emir Abduramani
  • 08:30Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 09:50Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Zyra e presidentes/ Holli i Kuvendit)

  • 10:00Mbahet takimi i 231-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

     

  • 10:30Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 11:00Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik para zyrës së BE-së, për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia në territorin e Kosovës. (Para zyrës së BE-së në Prishtinë)

  • 11:15Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. (Kabineti i kryetarit)

  • 11:50Guvernatorja e shtetit amerikan të Iowas, Kim Reynolds takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. (Objekti i MPJD-së)

  • 12:00Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

  • 13:00Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” organizon një konferencë me rastin e Ditës kundër Drogave dhe Javën kundër Alkoolit, që synon të theksojë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për rrezikun që sjell përdorimi i drogave dhe alkoolit në shoqëri. (Biblioteka e gjimnazit, Drenas)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme