Britania ka shënuar ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, temperatura kanë arritur në 32.2 gradë Celsius.
Lincolnshire ishte pjesa më e nxehtë e vendit, duke kaluar rekordin e këtij viti të vendosur më 10 qershor në Surrey. Në të njëjtën zonë në Limcolnshire, vitin e kaluar u regjistrua temperatura rekord në Britani, 40.3 gradë.
Megjithatë, siç vë në dukje Guardian, stuhitë dhe shirat e dendur pritet të godasin Anglinë veriore, Skocinë dhe pjesë të Irlandës së Veriut të dielën mbrëma.
Në ditët në vijim pritet freskim i motit, sidomos në juglindje. Në Londër, të hënën temperaturat nuk pritet të kalojnë 24 gradë.
Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës i Londrës tha se 10 makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin dërguar për të shuar një zjarr. /abcnews.al
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...